Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.