Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë pas mesnate edhe një grua në fshatin Hamidi të Obiliqit, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku pas një konflikti mes çiftit, burri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
37-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.