Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete mesditën e së mërkurës.
Rasti ka ndodhur në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno” në Gjakovë.
Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Elezaj tha se trupi i pajetë i burrit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha Elezaj.
“Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, tha ai.