Aksident në Gjilan, lëndohen dy policë

Kronikë e zezë

Aksident në Gjilan, lëndohen dy policë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Gjilan, në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan.

Një person nga pakujdesia, gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të policisë, me ç’rast janë lënduar dy policë dhe shoferi i veturës civile.

Kështu tha Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani theksoi se pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

“Rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policor të aksidenteve”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat