Një çift i bashkëshortëve nga Kaçaniku janë intervistuar në Polici pasi dyshohet se i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë pas një mosmarrëveshje mes vete.
Sipas raportit policor, gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë dhe derën e shtëpisë.
Palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
“Kaçanik 03.01.2024 – 12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.