Një biçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti të trafikut që ndodhi sot në Gllamnik të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për kallxo ka thënë se në aksident janë përfshirë biçiklisti dhe një veturë.
Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje ajo tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.