Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, meqë i njëjti kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri.
Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë.
“Rr. Shaban Elezi, Ferizaj 05.01.2024 – 11:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.