I mituri në Gjakovë keqtrajton nënën dhe motrën, ato kërkojnë ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

I mituri në Gjakovë keqtrajton nënën dhe motrën, ato kërkojnë ndihmën e Policisë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Të rinjtë në shumë raste shkaktojnë telashe të shumta në familjet e tyre. Ata përfshihen në zënka familjare, duke u konfrontuar verbalisht e shpeshherë edhe fizikisht me prindërit, motrat, vëllezërit e anëtarët tjerë të familjes së gjerë. E Policia janë ata që ndërhyjnë për të zgjidhur problemet.

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar edhe një grua bashkë me vajzën e saj në Gjakovë, të cilat janë ankuar se djali, përkatësisht vëllai, ushtron dhunë psikike sistematike ndaj tyre.

Mësohet se si rezultat i denoncimit njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të lokalizuar vendndodhjen e 15-vjeçarit, i cili është arratisur nga shtëpia menjëherë pas konfliktit me nënën dhe motrën.

Pas një pune intensive, i mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat