Policia dje i ka shqiptuar një gjobë deri në 300 euro 24-vjeçarit E.H. për tejkalim të shpejtësisë, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi në fjalë në zonën e kufizimit me 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 129 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtj:
300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentshoferit.