Gjakovë: 16-vjeçari lëndohet duke punuar në një mishtore, intervistohet babai

Kronikë e zezë

Gjakovë: 16-vjeçari lëndohet duke punuar në një mishtore, intervistohet babai

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një 16-vjeçar ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore (biznes familjar) në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Urim Bytyqi”.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”, tha ai.

Raportohet se viktima ka pësuar lëndime serioze në stomak.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar babai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat