Përleshja që përfundoi me shkrepje të armës – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit

Kronikë e zezë

Përleshja që përfundoi me shkrepje të armës – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në afërsi të hyrjes së Spitalit të Prizrenit, ku siç mëson media pas të shtënave me armë një person ka mbetur i plagosur.

Siç mëson media, i plagosuri është Nazim Berisha. Ai njëjti ka pranuar tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.

Derisa, sipas burimeve të sinjalit ai që dyshohet se shtiu me armë është: Mestan Skenderi i cili është arrestuar nga Policia.

Rasti siç ka raportuar ekskluzivisht media ka ndodh rreth orës 17:10. Ngjarjen e ka konfimruar edhe Policia

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë”.

“Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat