Konflikt familjar në Prishtinë: Vëllai rrah vëllanë dhe e kërcënon me thikë, përfundon në polici

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Prishtinë: Vëllai rrah vëllanë dhe e kërcënon me thikë, përfundon në polici

Më: 9 janar 2024 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para, por edhe për motive banale i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Prishtinë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Sipas informacioneve, i dyshuari 20-vjeçar, përveç që e sulmoi vëllain, edhe e ka kanosur seriozisht me mjet të mprehtë – duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat