Sot është parandaluar një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Oficerët korrektues kanë arritur që të ndalojnë futjen e disa parave të gatshme, në vlerë prej 4 mijë e 200 euro.
Mjetet monetare ishin të dedikuara për një të burgosur, ndaj të cilit është iniciuar procedurë disiplinore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.