Gruaja në Pejë denoncon ish-burrin për dhunë, thotë se e rrahu në prezencë të nënës së saj

Kronikë e zezë

Gruaja në Pejë denoncon ish-burrin për dhunë, thotë se e rrahu në prezencë të nënës së saj

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar së fundi edhe një grua në fshatin Lybeniq të Pejës, e cila ka denoncuar ish bashkëshortin e saj.

Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 24-vjeçares, e cila ka deklaruar se ish bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht në prezencën e nënës së saj. E njëjta ka njoftuar Policinë se ish vjehrri i saj posedon armë zjarri në shtëpi.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo s’kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërkohë 28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat