Gjendet i vdekur një person në Prizren – dyshohet se qëlloi veten me pushkë automatike

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Prizren – dyshohet se qëlloi veten me pushkë automatike

Më: 11 janar 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:20.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat