Një person ka raportuar në polici të martën se hajnat i kishin vjedhur mjete pune nga shtëpia e tij në Gradicë. Vjedhja kishte ndodhur mëngjesin e 28 nëntorit të vitit të kaluar.
Njësitet e hetuesisë i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe pas hetimeve të zhvilluara kanë arritur që t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy meshkuj të dyshuar.
Policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura si dhe një pushke gjuetie.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.