Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri - pistoletë.
Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në Dubravë të Kaçanikut ka identifikuar personin A.T. (23), të cilin sot, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit. Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.