Është arrestuar një person në Vushtrri.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një kompani i ka kanosur se do t’ia djeg zyrat.
Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“KANOSJE- Vushtrri / 13.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një kompani ka kanosur se do ti djeg zyrat e tyre. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”