Policia konfiskon dy pistoleta në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy pistoleta në Skenderaj

Më: 15 janar 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë në Skenderaj.

Siç thuhet në njoftim, konfiskimi i armëve ka ndodhur gjatë kontrollit të personave të dyshuar.

“Njësitet policore n ëkuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë zjarri. Konfiskimi i dy armëve të llojit Pistoleta, është realizuar gjatë kontrolleve të detajuara ku tek personat e dyshuar u janë gjetur në posedim dy pistoletat”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat