Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një grua, e cila është shtetase e Austrisë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.