Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje

Më: 16 janar 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për dhunim, mundësim e detyrim në prostitucion të një gruaje në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mes datave 13 dhe 15 janar.

Të dyshuarit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren / 13-15.01.2024 – Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat