Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra ushqimore në Leposaviq

Kronikë e zezë

Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra ushqimore në Leposaviq

Më: 17 janar 2024 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka hasur në një automjet të ndaluar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, e që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në automjet ka pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore të kontrabanduara.

Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

“Fsh. Joshanicë, Leposaviq 16.01.2024 – 21:30. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur të ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore. Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat