Policia e Kosovës ka gjetur një burrë pa shenja jete të mërkurën në Prizren.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.
Ndërsa vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është nën hetime.
“Prizren / 17.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.