Është arrestuar një burrë në Deçan, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
"Deçan 17.01.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt."