Dy të vdekur në Kosovë, deklarohet Policia

Kronikë e zezë

Dy të vdekur në Kosovë, deklarohet Policia

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustruese e shiritit të policisë

Janë gjetur pa shenja jete dy persona, një grua në Gjakovë dhe një burrë në Malishevë.

Sipas raportit të policisë, vdekjet e viktimave i ka konstatuar mjeku kujdestar, si dhe trupi i të pa jetëve është dërguar në IML për obduksion.

“Malishevë  18.01.2024. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

“ Gjakovë 18.01.2024-10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat