Sot u raportua për një rast të dhunës në familje në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku një person dyshohet se sulmoi fizikisht motrën e tij.
I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës ishte arratisur, ndërsa viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Media mëson se pas veprimeve hetimore të marra nga Policia, është lokalizuar vendndodhja e 23-vjeçarit dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.