Një person është arrestuar në fshatin Besi të Prishtinës, pasi ka goditur një këmbësore me veturë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të premtes.