Po shijonte lirinë nga arratia, 27-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës arrestohet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Po shijonte lirinë nga arratia, 27-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës arrestohet në Prishtinë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Kështu ka vepruar tash e një kohë një person në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet djalë për Ardolind Dragusha, 27-vjeçar.

Dragusha është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 2 vjet burgim, pasi i njëjti ka kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Ai është arrestuar dje në rrugën ‘Agim Ramadani’ dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat