Një burrë në Zveçan ka njoftuar Policinë se dikush ka hyrë me forcë në lokalin e tij.
Ku më pas prej aty ia kanë vjedhur një radiator në vlerë 60 euro dhe një pajisje për autolarje.
“VJEDHJE E RËNDË- Zveçan, 19-20.01.2024 – 09:30. Ankuesi kosovar ka lajmëruar se nga person-a të panjohur me forcë është hapur dera e lokalit të tij dhe nga lokali i është vjedhur një radiator në vlerë rreth 60 € si dhe një pajisje për autolarje vlera e të cilës nuk dihet.
Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.”