Aksident në mes të një veture dhe kamioni në magjistralen Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në mes të një veture dhe kamioni në magjistralen Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:05
Ilustrim

Në fshatin Leshan, i cili ndodhet në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat