Policia ka arrestuar një person në Gjakovë.
I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë 25.01.2024 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.