Është arrestuar një burrë në Obiliq, i cili dyshohet se ka mashtruar një grua dhe i ka marrë asaj para dhe sasi ari.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke e mashtruar i kishte marrë viktimës femër kosovare një shumë të parave dhe një sasi ari.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.