Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.
E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet.
Policia ka intervenuar edhe në një familje në Pejë, pasi kryefamiljari ka denoncuar bashkëshorten dhe vajzën e tij për dhunë.
Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 43-vjeçarit, I cili ka deklaruar se dy të dyshuarat e kanë sulmuar fizikisht.
Si rezultat i denoncimit, nënë e bijë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.