Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i vjedhjeve e grabitjeve. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit veprojnë si grup dhe arrijnë të kapin para të gatshme e gjësende të tjera.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë para mesnate tek Maxi 24, që gjendet në Rrugën B.
Media mëson se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në këtë market, në Prishtinë.
Cak i hajnave ishin paratë e marketit që funksionon 24 orë, ndërkohë shumë monedhave të vjedhura ende nuk dihet.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.