Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, dhe jo vetëm. Por, një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes i ka ndodh një vajze në Gjilan.
22 vjeçarja ka raportuar se një person ia ka vjedhur 45 mijë euro para të gatshme.
Media mëson se vajza e re punon në një kazino në afërsi të Karaçevës, dhe paratë që asaj i janë vjedhur i ka fituar në kazino.
22 vjeçares, mëson media, i janë vjedhur po ashtu edhe stoli në vlerë të mijëra eurove.
Meida mëson se personi që dyshohet se i ka vjedhur parartë dhe stolitë, është Naim Maloku, një 49 vjeçar me të cilin shoqërohej viktima.
Rasti i vjedhjes ndaj saj ka ndodh derisa ata po qëndronte në një restorant në Gjilan.
Pas aktit, Maloku është arrestuar në shtëpinë e tij, të cilit gjatë kontrollit policor i gjanë gjetur edhe armë e fishekë.
49 vjeçari veprën dyshohet se e ka kryer bashkë me një person tjetër i cili ndodhet në arrati.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.