Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi policia në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një një pistoletë me pesë fishekë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.