Telashe mes çiftit në Pejë, 46-vjeçari arrestohet për dhunë psikike ndaj gruas

Kronikë e zezë

Telashe mes çiftit në Pejë, 46-vjeçari arrestohet për dhunë psikike ndaj gruas

Më: 28 janar 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Pejë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Mësohet se 39-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 46-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat