Një person thotë se është kërcënuar për motive politike, dje në Leposaviq.
Ai ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë shkruar fjalë kërcënuese në gjuhën serbe në xhamin e veturës së tij.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kërcënuar me jetë.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin ditor.