Është arrestuar një person në Istog, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar..
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.