Arrestohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kjo për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

“Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat