Policia bastis një shtëpi në Obiliq, 27-vjeçari shoqërohet në stacion për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Policia bastis një shtëpi në Obiliq, 27-vjeçari shoqërohet në stacion për armëmbajtje pa leje

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku një person është denoncuar për armëmbajtje.

Burimet kanë bërë të ditur se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë.

Ndërkohë 27-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat