Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin për trafikim me njerëz, ndërsa është identifikuar një viktimë e trafikimit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video-regjistrues, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjakovë, 2023-2024, 21:00.Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.
Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.