Është arrestuar një person në Skenderaj pasi dyshohet se e ka shantazhuar një burrë duke i kërkuar para, për mos publikim të një video.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.