Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person (mashkull kosovar) pas dyshimeve se i njëjti ka javë më parë kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën (femër kosovare).
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka probleme psikike dhe se i njejti është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Suharekë 26.01.2024 – 13:30. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.