Persona të panjohur kanë larguar në tabelë në Zubin Potok të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal (MAPL).
Kështu ka raportuar një grua në polici e cila ka thënë se është dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela.
Rasti është iniciuar si “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” dhe po vazhdon të hetohet.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.