Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.
Sipas Policisë, i dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara.
Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.