Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar një ngasës automjeti, i cili në zonën e kufizimit 40 kilometra në orë po zhvillonte shpejtësi 93 kilometra në orë.
Policia ngasësit të automjetit për tejkalim shpejtësie i ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative.
Po ashtu, ka shqiptuar masën mbrojtëse - ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në Kosovë.