Një person ka humbur jetën sot në një vetaksident te “Kroi i Mbretit”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për KosovaPress, se në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 13:40, është përfshirë vetëm një veturë.
“Si pasojë e vetaksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor.
Nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete”, tha ai.