Katër të rinj kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti sonte në zonën “5 Maji” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip ‘Golf 5’ është përplasur me një automjet ngarkues të parkuar.
Tre nga katër personat e lënduar janë transportuar drejt spitalit dhe mësohet se kanë marrë dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Shtetit, raporton EuronewsAlbania.