Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Druar të Vushtrrisë.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë i cili pasi është kthyer nga Perëndimi ka vërejtur se persona të panjohur kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.
Hetimet vazhdojnë.